Tre anije iraniane u përpoqën të pengonin kalimin e anijes tregtare, “Trashëgimia Britanike” përmes Ngushticës së Hormuzit, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Luftanija britanike, e cila shoqëronte çisternën e naftës u detyrua të pozicionohet mes anijeve iraniane dhe çisternës dhe të lëshojë paralajmërime për anijet iraniane, të cilat më pas u larguan.
Irani duket se kishte kërcënuar të hakmerrej për sekuestrimin e një prej anijeve të veta, por mohoi çdo tentative.
Anijet që besohet se i përkisnin Gardës Islamike të Revolucionit Islamik (IRGC) iu afruan “Trashëgimisë Britanike” dhe u përpoqën ta pengonin atë ndërsa po lëvizte nga Gjiri në Ngushticën e Hormuzit.
BBC është thënë se Trashëgimia Britanike ishte pranë ishullit të Ebu Musait, kur u afrua nje nga anijet iraniane.
Një zëdhënës i qeverisë britanike tha: “Në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, tre anije iraniane u përpoqën të pengonin kalimin e një anije tregtare, Trashëgimia Britanike, përmes Ngushticës së Hormuzit.
Zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit Theresa May tha: “Ne po monitorojmë vazhdimisht situatën e sigurisë atje dhe jemi të përkushtuar për ruajtjen e lirisë së lundrimit në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.
Ministri i jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha se Britania e Madhe i bëri pretendimet “për te krijuar tension”.
“Këto pretendime nuk kanë vlerë,” shtoi Zarif, sipas agjencisë së lajmeve Fars.
Marrëdhënia midis Britanisë së Madhe dhe Iranit është bërë gjithnjë e me e tensionuar, pasi Britania tha se regjimi iranian ishte “pothuajse me siguri” përgjegjës për sulmet ndaj dy tankerave të naftës në qershor.