MENU
klinika

Kina mohon akuzat

Kinë/ Familjet në ‘kampet e përqendrimit’ po ndahen

05.07.2019 - 13:03

Kina thuhet se po ndan fëmijët myslimanë nga familjet dhe është e angazhuar për të ndërtuar shkolla e konvikte për ta.

Përpjekjet ecin paralelisht me ndalimin e vazhdueshëm të rreth 1 milion të rriturve ujgurë në rajonin e Xinjiangit perëndimor në kampet e përqendrimit, njoftoi BBC.

BBC thotë se hetimi i tyre bazohet në dokumente të disponueshme për publikun dhe mbështetet nga dhjetra intervista me anëtarët e familjeve. Në 60 intervista, prindërit dhe të afërmit e tjerë dhanë detaje për zhdukjen e më shumë se 100 fëmijëve në Xinjiang.

“Kam dëgjuar se ata janë çuar në një jetimore,” tha një grua, duke mbajtur një fotografi të katër fëmijëve të saj.

Në një deklaratë të medias shtetërore kineze raportimet e mediave të tjera jashtë Kinës për rastin në fjalë u quajtën “lajme të rreme”.

“Pavarësisht nga përpjekjet e Kinës për të treguar se çfarë po ndodh vërtet në Xinjiang, disa media perëndimore dhe politikanët insistojnë në bërjen dhe përhapjen e lajmeve të rreme”, tha një redaksitë në Global Times.

Mohimet janë në kundërshtim me dëshmi nga mediat dhe burime të tjera. Kina fillimisht mohoi ekzistencën e kampeve në Xinjiang, që është streha e rreth 12 milion myslimanëve. Por vitin e kaluar, ajo filloi t’i riemëronte ata si “trajnime të lira profesionale”, duke thënë se ata që mbahen brenda tyre mësojnë gjuhën, kulturën dhe aftësi profesionale të tjera.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se një zgjidhje mund të gjendet për të ndihmuar muslimanët e internuar në kampet kineze “duke marrë parasysh ndjeshmërinë” e të dyja palëve.

Turqia është një nga vendet e vetme me shumicë myslimane që kanë kritikuar Kinën për ndalimin e rreth një milion ujgurëve etnik dhe minoriteteve të tjera kryesisht myslimane në provincën Xinjiang.

Erdogan paralajmëroi kundër atyre që kërkonin të “abuzonin” me çështjen e Xinjiangit për të krijuar tensione me Kinën, një investues dhe partner tregtar i vendit.

“Ky abuzim ka një ndikim negativ në marrëdhëniet turko-kineze. Është e domosdoshme që ne të mos i japim mundësi abuzimit të tillë”, tha Erdogan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Ku ngjasojnë Kina dhe SHBA?