MENU
klinika

Çfarë po ndodh me jetën e saj?

Kourtney Kardashian shihet e përlotur…

10.07.2019 - 14:10

Nuk mund të qëndronim në hije, pa sjellë një tjetër lajm për ‘Kardashians’ pasi e dimë shumë mirë se sa shumë na intereson çdo gjë rreth tyre.

Pak më parë është publikuar traileri i sezonit të 17-të të ‘Keeping Up With the Kardashians’ dhe që tani disa skena po bëjnë xhiron e rrjetit.

E fundit që po qarkullon është një video e Kourtney e cila është parë e përlotur pak para ditëlindjes së saj të 40-të.

Teksa është duke biseduar më motrën e saj Khloe-n, ajo i tregon se këtë ditëlindje ndihet e paplotësuar dhe se dëshira për të qarë i vjen shumë natyrshëm.

“Tani jam duke pyetur veten se kush jam unë, ku jam unë në jetën time? Këto pyetje më shkaktojnë ankth”, shprehet Kourtney.

Me sa duket ndarja nga ish-partneri i saj i ka krijuar një boshllëk të cilin nuk po e plotëson dot ende.

Ajo gjithashtu shprehet se në këtë 40-vjetor ndihet shumë e vetmuar dhe nuk është plotësisht e lumtur.

Sezonet e fundit të serialit janë bërë shumë dinamikë, pasi më herët edhe Kylie Jenner dhe Kim Kardashian janë shfaqur duke qarë.