MENU
klinika

Ja kë kërkon pas Shaqirit

Liverpool ‘dashurohet’ me shqiptarët!

10.07.2019 - 19:26

Pas fitimit të Champions League tek Liverpool tani do mendojnë për përforcimet.

Jurgen Klopp, është në kërkim të një mesfushori dhe mesa duket atë e ka gjetur në kampionatin spanjoll.

Bëhet fjalë Adnan Januzaj, i cili sipas informacioneve pëlqehet nga trajneri gjerman.

Pas lajmeve se Xherdan Shaqiri mund të largohet nga “The Reds”, një tjetër shqiptar mund ta marri vendin e tij.

Januzaj i cili aktivizohet tek Real Sociedad, ku së fundmi ka zhvilluar paraqitje të mira, që kanë tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve të mëdha.

Në rast se kjo ndodh atëherë për 24-vjeçarin, do të ishte një rikthim në Premier League, ku më parë ka luajtur për Mançester United.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN