MENU
klinika

Hapet dera e largimit për francezin

Man. United blen për 80 mln euro pasuesin e Pogba!

25.07.2019 - 15:23

Sergej Milinkovic-Savic është i përzgjedhuri i Manchester United për të zënë vendin e Paul Pogba, që kërkon të largohet drejt Real Madridit.

Klubi anglez ka gjetur akordin me Lazion, për kalimin e mesfushorit serb në Angli për 80 milionë euro.

Ndërkohë sot agjenti i futbollistit ndodhet në Angli, atje ku do të mbyllë detajet e marrëveshjes dhe termat financiarë mes klubit dhe lojtarit.

Me këtë lëvizje Pogba do e ketë më të thjeshtë për t’u larguar nga United, mjafton që Real Madridi të gjejë gjuhën e përbashkët dhe të kenë dakordësi për kërkesë ofertën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


80 mln plus dy superlojtarë!

Reali ofertë ‘stratosferike’ për Pogba!