Ndërsa konfrontimi i Shteteve të Bashkuara me Iranin thellohet në Gjirin Persik, ushtria amerikane po dërgon 500 trupa në Arabinë Saudite, partneri i saj kryesor në rajon.
Qëllimi i zymtë, por i domosdoshëm është të pengojë Iranin dhe të përgatitet për luftë, në qoftë se pengimi dështon.
Marrëdhënia amerikane-saudite është e rëndësishme për sigurinë e të dy vendeve. Por ajo është ndërtuar mbi një platformë të paqëndrueshme.
Rivendosja e marrëdhënieve SHBA-Saudite është urgjente tani, pasi rreziku i konfliktit rajonal rritet.
Përshkallëzimi i fundit erdhi të premten, kur Irani kapi një cisternë britanike në Gjirin Persik, sipas një zyrtari të SHBA. Ky provokim bën që britanikët dhe ndoshta amerikanët të hakmerren, duke e përkeqësuar më tej krizën, e cila duket të jetë qëllimi i Iranit.
Komandantët amerikanë dhe sauditë theksojnë se nuk duan luftë. Por mos gaboni: Nëse Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk i lehtësojnë kërkesat e veta, ky konfrontim do të çojë në një betejë që do ta shkatërronte rajonin.
Kjo na kujton se pse është kaq e rëndësishme për Mbretërinë Saudite që të vendosë marrëdhënien me SHBA në rrugën e duhur.
Sauditët shqetësohen për kërcënimin e vazhdueshëm të sulmit nga Irani. Sauditët pyesin se çfarë do të bënin amerikanët nëse do të përballeshin me sulme të rregullta me raketa nga Meksika dhe kjo është një pyetje e arsyeshme.
Këtu është enigma. Kjo është arsyeja pse refuzimi kokëfortë i Princit saudit Mohamed Bin Salman për të marrë përgjegjësinë për vrasjen e Khashoggi dhe abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut është një gabim i tillë.
Ai po shndërron procesin e reformave dhe, sigurinë e vendit të tij. Shtetet e Bashkuara po dërgojnë më shumë trupa dhe armë, por Kongresi përfundimisht do të rebelohet kundër luftës për një sundimtar që fsheh një vrasje.