MENU
klinika

Shpërndarja e azilkërkuesve

Ministri gjerman thirrje për një aleancë për emigrantët

14.07.2019 - 18:00

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas të shtunën u bëri thirrje vendeve evropiane të bashkojnë forcat dhe të krijojnë një sistem funksional për shpërndarjen e azilkërkuesve mes tyre, në mungesë të një zgjidhjeje konkrete në BE.

Duke bërë thirrje për vendet që të angazhohen për “një mekanizëm të detyrueshëm të shpërndarjes”, Maas i tha grupit mediatik Redaktionsnetzwerk Deutschland: “Ne duhet të udhëheqim përpjekje të tilla, së bashku me ato vende të tjera anëtare të BE që dëshirojnë të marrin refugjatë”.

Maas, një socialdemokrat, tha se Berlini ishte i gatshëm “të japë një kontribut të konsiderueshëm” për një aleancë të tillë.”

Ai tha se “të gjitha vendet e tjera mbeten të ftuara për të marrë pjesë gjithashtu.”

Për vite me radhë, disa vende të BE kanë kundërshtuar çdo formë të mekanizmave ligjorë për shpërndarjen e azilkërkuesve që vijnë në kufijtë jugorë të Evropës midis të 28 vendeve anëtare.

Debati është ‘rindezur’ në javët e fundit pasi autoritetet italiane ndaluan një anije shpëtimi nga ulja në brigjet e saj dhe më pas arrestoi kapitenen e saj, një shtetase gjerman, pasi ajo solli emigrantë të mbytur në Itali.

Në intervistën e botuar të shtunën, Maas tha se mosmarrëveshja midis vendeve të BE rreth asaj nëse ose si të shpërndajë refugjatët “nuk duhet të pengojë” përpjekjet për të ndaluar mbytjen e emigrantëve në Mesdhe.

Propozimi i tij u refuzua menjëherë nga kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Kurz, i cili po kandidon për të rifituar kancelarinë në shtator, i përshkroi kuotat si një ide të vjetëruar dhe deklaroi se “shpërndarja e emigrantëve nëpër Evropë ka dështuar”.

Komentet e Maas vjen përpara një takimi midis drejtësisë evropiane dhe ministrave të brendshëm të enjten në Helsinki. Maas tha se priste që ministrat të “përparonin ndjeshëm”  lidhur me diskutimet se si të merren me njerëzit e shpëtuar në det.