Boris Johnson do të udhëtojë në Francë për të takuar presidentin francez Emmanuel Macron në javët e ardhshme, thanë zyrtarët francezë të premten, duke paralajmëruar kryeministrin e ri britanik kundër “provokimeve”.
Kreu 41-vjeçar francez, i cili ka thënë se është i lumtur që konsiderohet “djalë i keq” në negociatat e Brexit, do të jetë një figurë kyçe gjatë bisedimeve të ndërlikuara në muajt në vijim.
Por ministrja franceze e Europës Amelie Montchalin i kërkoi kreut të ri të Britanisë të punonte për krijimin e një marrëdhënie pune me partnerët e tij në kontinent. “Nga ana jonë, ne duhet të jemi përgjegjës”, tha ajo për televizionin France 2.
“Kjo do të thotë të jesh i qartë, i parashikueshëm dhe kjo do të thotë në anën tjetër që ne kemi nevojë për të krijuar një marrëdhënie pune, që nuk ka lojëra, provokime”. “Në çdo rast, ne duam të punojmë me të .. dhe ne duhet të”, shtoi Montchalin.
Në bisedën e tyre, Macron përgëzoi Johnson për t’u bërë kryeministër dhe theksoi dëshirën e tij për lidhje të ngushta franko-britanike, duke reflektuar shpresën e tij për një marrëdhënie të fortë ekonomike pas Brexit.
Macron, ka qenë shumë kritik ndaj Johnson personalisht në të kaluarën. Johnson këmbëngul se ai dëshiron të rinegociojë një marrëveshje divorci e cila ishte hartuar nga paraardhësja e tij Theresa May gjatë dy viteve të fundit, vetëm për ta parë atë të refuzuar nga deputetët britanikë tre herë në parlament.
Por BE tashmë ka thënë se nuk do të rihapë negociatat mbi kushtet e largimit të Britanisë. Si Britania dhe Bashkimi Europian tani janë vendosur të përshpejtojnë përgatitjet për këtë skenar, të cilin ekonomistët thonë se do të kishin pasoja të mëdha ekonomike.
“Asnjë marrëveshje nuk do të jetë kurrë zgjedhja e BE-së, por ne të gjithë duhet të jemi gati për të gjitha skenarët”, shkroi Michel Barnier, në një e-mail të dërguar ambasadorëve të BE të enjten.
Johnson të enjten u tha ligjvënësve britanikë se marrëveshja e tanishme në tryezë ishte “e papranueshme” dhe ai i kërkoi BE të “rishqyrtojë” kundërshtimin e saj për ta rinegociuar atë.
Ish-sekretari i jashtëm ka kërcënuar gjithashtu të mos paguajë faturën prej 39 miliardë £ që Britania më parë kishte thënë se i detyrohet Bashkimit Evropian.