Paqendrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë që prej ditës së dielë, gradualisht do të spostohet në zonën juglindore duke i lenë vendin masave ajrore të qëndrueshme.
Dita e Mërkurë do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të bëhen prezente në orët e mesditës, kryesisht pëgjatë relieveve malore ku do të pasohen nga reshje shiu te karakterit lokal në Juglindje të vendit.
Era do të jetë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi 1-10m/s kryesisht gjatë orëve të mesditës.
Në fushën termike pritet një rritje e temperaturave në vlerat e mesditës.
Më konkretisht:
vendet malore 17 deri në 30°C
vendet e ulëta 19 deri në 33°C
vendet bregdetare 21 deri në 33°C