Prej disa kohësh reperi është mjaft i komentuar për marrëdhënien me partneren e tij, Kejsin.
Në media thuhet se ata janë ndarë, megjithatë dyshja ende nuk ka reaguar.
U bë tashmë 1 muaj, Stresi ka dalë nga burgu dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë mjaft aktive me koncerte dhe intervista.
Ai i është rikthyer jetës së tij të mëparshme dhe ditën e djeshme ka publikuar këngën e parë pas daljes.
Projekti muzikor mban titullin “Real Life” dhe është i shoqëruar me videoklip.
Në pamjet e klipit reperi ka bashkuar video të disa nga koncerteve të tij të fundit dhe shihet se fansat e kanë pritur mjaft mirë.
Në tekstin e këngës reperi flet për jetën dhe në disa nga vargjet bën diss për kolegët e tij.