MENU
klinika

Arrestohet një 16-vjeçar

Përdhunimi i 8- vjeçares në Durrës, policia konfirmon ngjarjen

19.07.2019 - 13:33

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ndodhur në Durrës ka ardhur edhe reagimi i policisë.

Policia ka dhënë një variant paraprak për ngjarjen.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur më datë 5 korrik, ndërkohë që në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, efektivët e policisë kanë arrestuar 16-vjeçarin me inicialet A.R.

Ndërkohë që është proceduar penalisht dhe një 13 vjeçar me nicialet N.K.

“Më datë 05.07.2019, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në zbatim të urdhërit të Prokurorit, ndaluan 16-vjecarin A.R., pasi ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 108/a/2 dhe 110/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.K., 13 vjeç.

Për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thekson Policia në një njoftim të shkurtër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN