MENU
klinika

Editorial i Washington Post

Pse Kina nuk arrin t’i kuptojë protestat në Hong-Kong

31.07.2019 - 09:07

Kina sqaroi të hënën se nuk ka ndonjë ide të re se si t’i përgjigjen protestave që tronditën Hong-Kong-un.

Në një konferencë të rrallë për shtyp në Pekin, zyrtarët që merren me punët e Hong-Kongut mbrojtën sulmin e policisë me shkopinj dhe gaz lotsjellës, dhe iu referuan demonstruesve si “elementë radikalë” që kryenin “vepra të këqija dhe kriminale.”

The China Daily, i denoncoi protestuesit për  “bashkëpunim me forcat e jashtme”.

Fuqitë në Pekin po mendojnë për përdorimin e forcave të Ushtrisë Liblirimtare të Popullit për të shuar protestat, por deri më tani vetëm kanë lënë të kuptohet, dhe kanë shprehur shpresë se liderja aktuale e Hong Kong-ut, Carrie Lam, si dhe policia lokale, mund ti japin fund demonstrimeve tani për tani.

Por toni i vërejtjeve të së sinjalizoi që Presidenti Kinez Xi Jinping e sheh këtë krizë si një moment tjetër kur shprehjet e mosmarrëveshjes dhe lirisë duhen shuar.

Protestat, tha media, janë “me të njëjtën ngjyrim si revolucionet me ngjyra që u nxitën në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut”, një imazh i Pranverës Arabe që tmerron partinë-shtet në pushtet në Kinë.

Policia e Hong Kongut është përballur me demonstruesit me gaz lotsjellës dhe plumba gome, duke thënë se disa protestues kanë hedhur tulla. Protestuesit po shfaqen në vende të ndryshme dhe gjatë natës, duke mos marrë parasysh thirrjet e policisë për t’u shpërndarë. Kohët e fundit, disa protestues u sulmuan nga banditë ndërsa policia ishte aty pranë.

Nëse udhëheqësit në Pekin do të ishin të zgjuar, ata do të shihnin se protestat që filluan në qershor po intensifikohen, dhe ata do të përgjigjeshin ndaj kërkesave. Në vend të kësaj, ata i hedhin poshtë protestat plotësisht.

Demonstratat u nxitën për herë të parë nga kundërshtimi i legjislacionit që lejonte ekstradimin e të dyshuarve, përfshirë disidentët, nga Hong-Kongu në Kinë.

Dorëzimi i Hong-Kongut në 1997 premtoi “një vend, dy sisteme” në të cilin territori mund të ruajë autonominë dhe liritë e tij për 50 vjet të tjera.

Duke hequr dorë nga ato liri dhe duke përdorur taktikat e dhunshme për të shtypur protestat, liderët e Kinës po zbulojnë qëllimin e tyre të vërtetë, i cili është të detyrojnë Hong Kongun të jetë në kontrollin e kontinentit.

Protestat e këtij muaji treguan se njerëzit e Hong Kongut nuk do të marshojnë në heshtje për këtë fat. Kina po bën një gabim të madh dhe potencialisht të kushtueshëm duke mos arritur t’i kuptojë protestat dhe arsyet që fshihen pas tyre.