MENU
klinika

"Na sill Champions-in!"

Ronaldo rikthehet në stërvitje/ Pritet si hero nga tifozët!

13.07.2019 - 18:33

Paraditen e sotme Cristiano Ronaldo u paraqit në J-Medical, aty ku do të iu nënshtrohet vizitave mjekësore në prag të fillimit të sezonit të ri.

Sulmuesi portugez u prit me ovacione nga tifozët e pranishëm para selisë së Juventusit, duke i bërë edhe një kërkesë të veçantë:

“Na sill Champions-in”, dëgjohen disa zëra mes turmës, që edhe një herë presin që 34-vjeçari të jetë përcaktues në Champions League në rrugën e tyre drejt këtij trofeu, që e presin prej 23 vitesh.

Sezonin e kaluar Ronaldo bëri paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar tre gola në përmbysjen ndaj Atletico Madrid, i shënoi edhe Ajaxit, por nuk mjaftoi për t’u kualifikuar.

Tani kthehet sërish, fillim i ri, mision i vjetër për CR7 dhe Juven.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN