Eurovizioni gjithnjë ka pasur polemikat e veta, kjo për shkak të mënyrës së votës apo etj etj si këto, që të gjithë ne goxha jemi mësuar me këto…
Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës” na përfaqësoi në vitin më të fundit të tij, ku edhe u rendit e shtatëmbëdhjeta në finale.
Në një intervistë të fundit, këngëtarja ka folur rreth eksperiencës në “Eurovision” duke u shprehur:
“Me sa kam informacion po, kënga fituese pagohet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”
Por edhe Linda Halimi kishte pohuar të njëjtën gjë.
Ajo u shpreh në InstaStory se:
“Të ardhmes si dihet! Por momentalisht RTSH akoma më ka borxh, kështu që s’besoj”, ishte përgjigjur Linda Halimi në InstaStory.
Ndërkohë, Radio Televisioni Shqiptar nuk kanë dalë me një deklaratë lidhur rreth kësaj çështje.