MENU
klinika

The Economist

SHBA duhet ta zgjidhë vetë kaosin e emigrantëve

21.07.2019 - 11:16

Në një strehë të emigrantëve në Nuevo Laredo, një qytet në shtetin kufitar meksikan të Tamaulipas, emigrantët duken të gëzuar. Ata janë të buzëqeshur, sepse vështirësitë duket se qëndrojnë prapa tyre. Por humori zhduket kur biseda kthehet tek lajmet nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas rregullave të reja, asnjë migrant nuk mund të kërkojë azil, përveçse nëse nuk e ka kërkuar atë në “të paktën një” vend tjetër dhe është refuzuar.

Rregullat ndikojnë në çdokënd që nuk është meksikan. Nga 688,000 të kapur në kufirin midis tetorit 2018 dhe qershor të këtij viti, vetëm 18% ishin meksikan. Pjesa më e madhe e pjesës tjetër erdhi nga Amerika Qendrore dhe vende të tjera në Amerikën Latine. Tani ata duhet të aplikojnë për azil në Meksikë ose diku më larg në jug.

Edhe përpara hyrjes në fuqi të rregullit të ri, migrantët në Nuevo Laredo iu nënshtruan një vendimi të mëparshëm nga Trump për të kërkuar që azilkërkuesit të mbeten në Meksikë, ndërsa gjykatat amerikane përpunojnë kërkesat e tyre.

Në qershor, qeveria e Meksikës pranoi të rriste numrin e policëve në kufijtë e saj, pasi Trump kërcënoi të vendoste tarifa për eksportet meksikane nëse nuk arrinte të ndalonte rrjedhën e migrantëve.

Kjo është një ringjallje e një politike amerikane, e përdorur gjatë administratës së Obamës, për të kufizuar numrin e kërkesave të azilit që autoritetet kufitare do të shqyrtojnë çdo ditë. Këtë vit shqetësimet në kufi kanë qenë duke u shtuar, gjë që tregon se muri burokratik ka patur pak efekt. Kjo mund të jetë duke filluar të ndryshojë.

Sipas ligjit ndërkombëtar dhe amerikan, njerëzit kanë të drejtën e azilit nëse përballen me persekutim në vendet e tyre të origjinës për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësisë së një grupi shoqëror ose opinionit politik. Në vitet e fundit, qeveritë dhe gjykatësit kanë zgjeruar kuptimin e tyre për atë që përbën persekutim. Një numër në rritje i emigrantëve janë përpjekur të përdorin këto të drejta për të fituar pranimin në Shtetet e Bashkuara.

Përgjigjja e administratës Trump ka qenë që të ngushtohet interpretimi i asaj se çfarë do të thotë azili dhe, në të njëjtën kohë, të transferojë në vendet e tjera përgjegjësinë për t’u kujdesur për azilkërkuesit dhe për të gjykuar rastet e tyre.

Rregullat e fundit të Trump e bëjnë situatën e migrantëve më të pasigurtë se kurrë. Marrëveshja e fundit me Meksikën tani duket “e vjetëruar”, thotë Andrew Selee i Institutit të Politikave të Migracionit.

Shpresat e migrantëve për një kalim më pak të rrezikshëm varen nëse gjykatat amerikane përmbysin politikat e reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


SHBA tenda për emigrantët

Trump: I trajtojmë si në Disneyland