MENU
klinika

Project Syndicate

Tragjikomedia e Brexit, shumë pranë kulmit

25.07.2019 - 15:04

Tani që Boris Johnson ka arritur ambicien e tij të jetës për t’u bërë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, tragikomedia e Brexit po i afrohet kulmit të saj.

Ndërsa pjesa tjetër e Bashkimit Evropian e ka parë këtë me tmerr, ka lajme të mira dhe lajme të këqija.

Lajmi i keq është se largimi pa marrëveshje nga Bashkimi Europian, mund të shkaktojë një ndalesë të papritur në veprimtarinë ekonomike të krahasueshme me katastrofën që pasoi dështimin e Lehman Brothers në 2008.

Lajm i mirë është se Johnson është një politikan shumë i zgjuar.

Po, Britania do të vuajë në afat të gjatë nga çdo version i Brexit. Por në çdo version të Brexit, përveç “asnjë marrëveshje”, dëmi afatshkurtër do të kompensohej nga një rimëkëmbje në biznes.

Atëherë, cili është probabiliteti i një rezultati të rregullt dhe i periudhës së gjatë të tranzicionit, në krahasim me një largim të papritur katastrofik?

Ka, të paktën tre arsye pse një Brexit pa marrëveshje mbetet shumë i vështirë, pavarësisht Johnson, ose ndoshta për shkak të tij.

Së pari, në parlament janë më shumë se kurrë kundër një rezultati pa marrëveshje. Të gjitha partitë e opozitës janë më të bashkuar ndaj Johnsonit se sa ata ishin kundër May. Të provokojë një rebelim midis kundërshtarëve të një marrëveshjeje, Brexit është një rrezik shumë më i madh për Johnsonin sesa për Eurofobët.

Së dyti, Johnson ka një mjet që nuk ishte në dispozicion për May. Nëse ai do të mund të bindte udhëheqësit e BE-së që të ofronin disa ndryshime të vogla  në marrëveshjen e tërheqjes së May, Johnson pothuajse me siguri do të bindtte dhe Parlamentin për të kaluar marrëveshjen e tij “të re”.

Prandaj kërcënimi kryesor vjen nga ana e BE.  Për shkak se çështja e kufirit ka të bëjë vetëm me Irlandën, BE do të udhëhiqet nga interesat e qeverisë irlandeze.

Kjo çon në një arsye të tretë: deklaratat e veta dhe stili politik i Johnson.

Nëse Johnson kërkon një Brexit pa marrëveshje, ai rrezikon fatkeqësi: një ngatërresë ekonomike. Nëse, nga ana tjetër, ai vërtet përpiqet të negociojë një marrëveshje të rregullt të tërheqjes, Johnson mund të arrijë një Brexit simbolik deri në afatin e tij të tetorit, por gjithashtu do të sigurojë periudhën e tranzicionit që Britania dëshiron.

Një Brexit i rregullt, i negociuar do të ishte opsioni i preferuar, pavarësisht nga premtimet e pakujdesshme ndaj Eurofobëve që e vunë në pushtet.

Anatole Kaletsky është Kryeekonomist dhe bashkëkryesues i Gavekal Dragonomics. Një ish-kolumnist në Times of London, International New York Times dhe Financial Times, dhe autor I disa librave.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ministrat britanikë paralajmërojnë

“Brexit mund të shtyhet”

Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?