MENU
klinika

Legjenda bardhezi rikthehet pas 1 sezoni

“U riktheva në shtëpi”/ Buffon zyrtarisht i Juves!

04.07.2019 - 17:04

Gianluigi Buffon është zyrtarisht lojtar i Juventusit, me portierin që nënshkroi deri më 30 qershor të vitit 2020.

Një tjetër sezon për legjendën bardhezi në klubin ku pati suksesin më të madh, vetëm pas një viti që qëndroi larg, me fanellën e PSG-së nga Francë.

 

“Dua të iu përshëndes edhe një herë. Jam shumë i lumtur që u riktheva në shtëpi dhe që do të kem mundësinë të iu përqafoj dhe të përqafohem nga ju.

Kjo është një nga ditët më të bukura dhe të lumtura të jetës sime. Sot, konfirmova se jeta është e pabesueshme dhe gjithmonë ia vlen të ëndërrosh”, tha 41-vjeçari pas nënshkrimit të kontratës.

Sipas informacioneve Buffon do të jetë portier i dytë tek Juventus dhe pas sezonit të ardhshëm do të marrë pozicion drejtues në klub.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardhezinjtë surprizojnë në merkato

Lëvizja e bujshme/ Buffon rikthehet tek Juventus!