MENU
klinika

Njoftimi i Federatës

Zyrtare/ Shqipëria dy ndeshje me Kosovën para Europianit!

26.07.2019 - 12:05

Kombëtarja e meshkujve në basketboll do të luajë dy ndeshje miqësore me rivalët e Kosovës këtë fundjavë.

Të dyja ekipet kombëtare do të luajnë më 3 gusht në fazën para-eliminatore të Europianit 2021 dhe për t’u përgatitur sa më mirë kanë rënë dakord për të zhvilluar dy ndeshje. Të dyja takimet do të luhen në Prishtinë më 26 dhe 27 korrik.

Sipas një njoftimi që ka bërë Federata Kosovare e Basketbollit, ndeshje do të nisin në oprën 19:00 dhe do të luhen me dyer të mbyllura, sipas kërkesës së vetë trajnerëve.

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë trajnerit Afrim Bilali për të përgatitur kombëtaren kuqezi për 4 ndeshjet që do të luajë në fillim të gushtit: 2 ndaj Danimarkës dhe 2 ndaj Bjellorusisë.

Sfida e parë do të luhet në Tiranë më 3 gusht, në “Feti Borova”. Kuqezinjtë kanë gati 2 javë që përgatiten për këto ndeshje, teksa stafi drejtues ka grumbulluar të gjithë lojtarët kandidatë.

Ditët e para, ekipi u përgatit në mjediset e “Akademisë Goga”, ndërsa tani kuqezinjtë pë stërviten në Tiranë.