MENU
klinika

Takimi me Angela Merkel

30 ditë kohë për kryeministrin britanik

21.08.2019 - 20:43

Angela Merkel ka sfiduar Boris Johnson të dalë me një zgjidhje për të shmangur një Brexit pa marrëveshje “brenda 30 ditëve të ardhshme”.

Pas disa javësh tensioni diplomatik, kancelarja gjermane përdori takimin e saj të parë ballë për ballë me homologun e saj në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën për të sinjalizuar një optimizëm se një marrëveshje mund të arrihet.

Merkel tha se marrëveshja mund të zgjasë dy vjet, “por ndoshta mund ta gjejmë atë zgjidhje brenda 30 ditëve të ardhshme”.

Vërejtjet e Merkel erdhën një ditë nga vizita e Johnson në Berlin dhe Paris, udhëtimi i tij i parë jashtë shtetit që kur u bë kryeministër.

Të dy krerët ranë dakord që duhej shmangur një kufi i vështirë midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore, siç përcaktohet në marrëveshjen e së Premtes së Mire.

Gjatë negociatave për Brexit, Merkel shpesh ka kërkuar një ton miqësor, më pozitiv ndaj Britanisë sesa mesazhet që vijnë nga Parisi.

Gjatë vizitës së tij të parë jashtë shtetit si kryeministër, Johnson dhe Merkel ecën nëpër tapetin e kuq ndërkohë që protestuesit kryesisht britanikë, brohorisnin ‘Jo për Brexit’.

Duke përsëritur përmbajtjen e letrës që ai i dërgoi presidentit të këshillit Evropian, Donald Tusk, të hënën, Johnson tha “ne nuk mund të pranojmë marrëveshjen aktuale të tërheqjes”, por se qeveria e tij ishte “absolutisht e përkushtuar” për të respektuar të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani dhe se qeveria e tij “në asnjë rrethanë” nuk do të vendoste kontrolle në kufirin irlandez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i mundshëm britanik

Boris Johnson, lidhje me ish-aleatin e Trumpit?