MENU
klinika

Fotoja që i tregoi të gjitha

Arditi e Arbana bashkë në “Këngën magjike”?

07.08.2019 - 16:39

Moderatorja e njohur Arbana Osmani publikoi në Instastoryn e saj disa ditë më parë një foto ku tregonte se po drekonte me familjen e Ardit Gjebreas.

Ata ndodheshin në shtëpinë e moderatorit në Gjirin e Lalzit, ku po shijonin një ditë së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e Arditit.

Sipas “Revistës Class”, në fakt kjo drekë nuk ka qenë kot, pasi dy moderatorët kanë diskutuar në lidhje me prezantimin e “Këngës magjike” të këtij viti.

Thuhet se kësaj here, Gjebrea do të zgjedhë Arbana Osmanin për partneren e tij të prezantimit, megjithatë ende nuk dihet nëse Arbana do të jetë e pranishme nëse vetëm gjatë natës finale, apo edhe në dy netët e tjera.

Mbetet vetëm të presim që ky lajm të konfirmohet nga dyshja e njohur e ekranit.