MENU
klinika

Paralajmërimi

“Çështje kohe”/ Gazetari italian: Zaev po merr fund!

13.08.2019 - 14:14

Gazetari italian, Laris Gajser, i cili publikoi përgjimet për rastin “Zhvatja” në gazetën “La Verita”, ka folur sot në një radio sllovene mbi situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa paralajmëron zhvillime të forta.

Ai shprehet se kryeministri Zoran Zaev është në fund të karrierës së tij dhe se ai nuk është i denjë të përfaqësojë Maqedoninë në Aleancën Atlantike.

Në analizën e tij gati 20-minutëshe në radion “Capodistria”, Gajser tha se Maqedonia e Veriut ka humbur besimin te ndërkombëtarët, dhe për këtë, qytetaret e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të vuajnë më këtë përjashtim, raporton Alsat. Sipas gazetarit italian, terapia më e mirë për të shëruar gjendjen që po kalon sot Maqedonia Veriut janë zgjedhjet e parakohshme.

Pas kësaj, jam i sigurt se Zaevi është në fund të karrierës së tij dhe se është çështje kohe që Kuvendi dhe Presidenti të këndellen se do të jetë më mirë që të shkarkohet Zaevi, që të keni një përfaqësues ndërkombëtar më funksional, sepse për momentin Zaevi paraqet problem dhe se nuk mund ta prezantojë Maqedoninë e Veriut. Opsionet janë 1) ose krizë qeveritare me zgjedhje – edhe pse Pendarovski nuk e sheh këtë si opsion të mundshëm pa pasur më parë regjistrim të popullatës – ose (ky është sugjerimi im) të ketë një qeveri kalimtare Ad-Interim, me kusht që të ndryshohet vetëm kryeministri.Nuk ka klasë politike cilësore në Maqedoninë e Veriut. Nuk mund të presim që ata të jenë lojtarë të mirë në komunitetin ndërkombëtarë. Unë besoj se nëse do të dinin mirë të luanin, Maqedonia e Veriut mund ta kishte përmbyllur problemin e emrit që para 10 viteve. Mendoj se atëherë kur Greqia kishte nevojë për mbështetje, Maqedonia e Veriut mund ta kishte shfrytëzuar atë situatë, për të zgjidhur çështjen e emrit”- tha mes tjerash, gazetari italiane, i cili me materialet e publikuara ka vënë në lëvizje sistemin e drejtësisë si dhe aktorët e përfshirë në afera korruptive.