MENU
klinika

Sapo ndërroi skuadër

E papritur/ Mandat arresti për yllin e NBA-së

31.08.2019 - 13:13

Ende pa luajtur asnjë ndeshje me fanellën e Lakers (është i dëmtuar), basketbollisti DeMarcus Cousins ka përfunduar në telashe.

Për qendrën e ekipit kalifornian, një nga yjet e NBA-së, është lëshuar sot në mbrëmje nga policia e Los Anxhelosit një mandat arresti.

Akuza që është ngritur ndaj shtatlartit është ajo e dhunës familjare në dëm të ish të dashurës së tij.

Mësohet se pas një bisede telefonike me basketbollistin me tone të ashpra, gruaja ka telefonuar policinë për ndihmë, pasi është kërcënuar me jetë nga Cousins.

“Të qëlloj me plumb në kokë”, ka qenë kërcënimi verbal që Cousins i ka bërë ish të dashurës së tij përmes telefonit.

E ndjerë e kërcënuar me jetë, ajo ka kërkuar ndihmën e policisë, që menjëherë ka lëshuar një urdhër arresti në adresë të 29-vjeçarit, që sezonin e fundit luajti me Golden State.