MENU
klinika

Ylli i NBA-së

“E shkëmbej trofeun MVP me medaljen e artë në botëror”

19.08.2019 - 18:58

Basketbollisti grek Giannis Antetokounmpo, lider i skuadrës së Milwaukee Bucks dhe MVP i sezonit të rregullt në NBA vitin e fundit, po përgatitet me kombëtaren e vendit të tij për botërorin që zhvillohet në Kinë.

Ylli i NBA-së habit me deklaratën e tij, duke konfirmuar dashurinë që ka për fanellën helene.

“Jam gati ta shkëmbej trofeun MVP me medaljen e artë me ekipin kombëtar në Botërorin e Kinës”, tha Giannis. “Kur luaj me kombëtaren gjithnjë kam ndjesi të veçantë. Kur dëgjoj himnin në momentin që nis ndeshja përjetoj emocione që nuk i përshkruaj dot”, tha Antetokounmpo.

“Sa herë që luaj me kombëtaren jam krenar dhe më duket sikur është hera e parë që e vesh këtë fanellë.

Siç e kam thënë edhe më parë, do të jem gjithnjë pjesë e këtij ekipi nëse nuk do të kem probleme me dëmtimet”, tha Giannis Antetokounmpo.