MENU

Rezultatet e sondazheve

Francezët e italianët po humbasin besimin tek BE

06.08.2019 - 17:04

Ndërsa Britania përgatitet të largohet nga BE, mbështetja për institucionin ka rënë ndjeshëm në të gjithë Evropën kontinentale. Një sondazh shokues ka zbuluar tani që megjithëse britanikët kanë më pak besim në bllok se çdo vend tjetër i BE-së, popullariteti po bie edhe diku tjetër.

Sipas rezultateve të fundit të Eurobarometrit, të botuar në 5 gusht, vetëm 37 përqind e italianëve thanë se kanë tendencë t’i besojnë BE-së. Ndërkohë, 55 përqind u përgjigjën se nuk besojnë ndërsa tetë përqind thanë se nuk e dine.

Në Francë, edhe më shumë njerëz ishin skeptikë, me vetëm 33 përqind mbështetës të bllokut.

Rreth 56 përqind e francezëve thanë se nuk kanë tendencë t’i besojnë bllokut, ndërsa 11 përqind thanë se nuk e dinë.

Rezultatet nga këto dy kombe kanë ulur ndjeshëm nivelin e miratimit të Brukselit.

Sondazhi është realizuar në emër të Komisionit Evropian dhe është bërë pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në maj. Pothuajse 28,000 qytetarë në Evropë u përgjigjën.

Franca dhe Italia nuk janë kombet e vetme ku më shumë njerëz thanë se ishin pesimistë për të ardhmen e bllokut.

Sipas Eurobarometrit, Greqia ishte vendi i vetëm ku më shumë njerëz të anketuar thanë se nuk priren të besojnë në BE. Rreth 66 përqind nuk kishin besim në bllok, ndërsa 32 përqind thanë se ishin optimistë dhe dy përqind nuk e dinin.

Në përgjithësi, rreth 44 përqind thanë se kanë tendencë t’i besojnë BE-së. Shqetësimi kryesor për euroskeptikët e listuar ishte imigrimi, i përmendur nga 34 përqind e të anketuarve.

Emigrimi ishte shqetësimi më i madh në Maltë, Republikën Czecheke, Estoni, Slloveni dhe Hollandë. Ndryshimi i klimës u rendit gjithashtu si një shqetësim i madh, me 22 përqind të të ankutarve që e përmendnin këtë çështje si një shqetësim të madh. Të tjerë përmendnin situatën ekonomike, financat publike dhe terrorizmin.

Studimet e Eurobarometrit kryhen rregullisht në emër të Komisionit Evropian që nga viti 1973.

Këto studime adresojnë një larmi të gjerë çështjesh aktuale që lidhen me Bashkimin Evropian në të gjithë vendet anëtare të saj. Rezultatet e Eurobarometrit publikohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian.