Njerëz pa fund kanë marrë pjesë ditën e sotme për ti dhënë lamtumirën e fundit prezantueses Nadia Toffës në katedralen e Brescias.
Një duartrokitje e gjatë ka shoqëruar mbërritjen e arkivolit ku miqtë dhe kolegët e saj i kanë dhënë lamtumirën e fundit Nadias.
“Ajo hyri në zemrën e të gjithëve sepse ishte autentike, kokëfortë dhe këmbëngulëse. Naddia ishte e uritur dhe e etur për drejtësi”- është shprehur at Maurizio Patriciello gjatë mbatjes së meshës.
Ju rikujtojmë se prezantuesja që rrëmbeu zemrën e të gjithëve Nadia Toffa ishte diagnostikuar para dy vitesh me kancer në tru, kjo sëmundje vdekjeprurëse i mori jetën në orët e para të 13 gushtit.
Luftoi gjithmonë me kokën lart, pa hequr për asnjë moment buzëqeshën e saj karakteristike që i bëri të gjithëve për vete.