MENU
klinika

I tha të gjitha...

Nuk flasin me njëra-tjetrën! Kida sqaron raportin me Taynën

02.08.2019 - 11:46

E keni parasysh që çdo personazh showbizi e ka një koleg me të cilin marrëdhëniet nuk i ka të mira? Eh këto thashetheme janë përhapur edhe për Kidën dhe Taynën…

Pak kohë më parë në media u përhap një lajm ku thuhej se këngëtarja e njohur Kida nuk kishte marrëdhënie të mira me reperen Tayna.

Vajzat ishin parë të dyja në të njëjtin ambient dhe nuk i kishin folur njëra-tjetrës.

Në atë kohë këngëtaret nuk reaguan lidhur me lajmin, megjithatë ditën e sotme Kida e ftuar në emisionin “Pushime on top” ka zbuluar se me reperen ka raporte shumë të mirë dha ata nuk janë zënë asnjëherë.

” S’e kam takuar Taynën? Jo unë me të kam ndenjur personalisht. Kam ndenjur dhe kam shoqëri”, ka treguar Kida.

E pyetur për marrëdhënien me kolegët e saj, këngëtarja është shprehur se me të gjithë ruan marrëdhënie të veçanta dhe me asnjërin prej tyre nuk ka patur debate.