MENU
klinika

Detaje

PD paralajmëron konferencë të rëndësishme, ç’do publikojë sot?

26.08.2019 - 11:27

Partia Demokratike priet të “fundosë” sot një tjetër kryebashkiak të maxhorancës në pushtet.

Pas Valdrin Pjetrit, i cili dha dorëheqjen pasi iu publikuan dokumentet e dënimit në Itali, sot burime nga PD bëjnë të ditur se është radha e Agim Kajmakut, kryetarit në detyrë të Bashkisë së Vorës.

Selia blu ka njoftuar një konferencë të rëndësishëm për mediat në orën 12:00, ditën e sotme.

Mësohet se do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili do të publikojë dokumentet që sipas demokratëve implikojnë Agim Kajmakun në veprimtari kriminale.