Teksa demokratët e Shkodrës janë mbledhur sot në protestë për të kundërshtuar konstituimin e Këshillit bashkiak, kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale.
Rama bën me dije se ka nisur puna për rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj.
‘Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese
Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës’, shkruan Rama.