Miley Cyrus dhe Dua Lipa kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën dhe këtë e treguan pasi Miley pranoi ftesën menjëherë për të ardhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare organizon.
Mendja na ka shkuar edhe te ‘ndoshta’ ndonjë bashkëpunim i dy vajzave, por Dua nuk na la fare të prisnim gjatë, ku foli rreth kësaj çështjeje në konferencën e mbajtur sot në Prishtinë.
Një gazetare e ka pyetur Duan nëse do të ketë një bashkëpunim të mundshëm mes vajzave dhe Dua la të kuptohet se diçka e përbashkët do të vijë.
“Ka gjasa që unë e Miley Cyrus do të bëjmë diçka së bashku”, tha Dua Lipa, në konferencën në të cilën shumicën e kohës foli në gjuhen shqipe.
Miley Cyrus do të jetë e ftuara speciale e mbrëmjes së sotme ku do të performojë para publikut shqiptar në Prishtinë.
Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikës në të gjithë botën dhe pjesëmarrja e saj në “Sunny Hill” është një publicitet mjaft i mirë për Kosovën.