MENU

Editorial i The Guardian

Pse perëndimorët e harruan Sirinë?

25.08.2019 - 14:10

Kriza në Siri nuk paraqitet shumë në rendin e ditës në samitin e G7 të këtij fundjave në Biarritz. Mungesa e dy lojtarëve kryesorë, Rusisë dhe Turqisë, do të thotë se asnjë iniciativë e re nuk ka gjasa të ndodhë.

Donald Trump është larguar tërësisht nga konflikti, megjithëse shefat e Pentagonit po i rezistojnë kërkesës së tij për të tërhequr të gjitha forcat amerikane.

Udhëheqësit evropianë duket se preferojnë të mos mendojnë aspak për Sirinë.

Lënia pas dore e qeverive perëndimore ndaj luftës tetë vjeçare dhe, veçanërisht, ndikimi mbi civilët është një fenomen i trishtë, por jo më i pranueshëm. Përfshirja e tyre ka qenë sporadike, nxitur herë pas here nga ngjarje të tilla si sulme me armë kimike ose krime lufte shumë të tmerrshme për tu injoruar. Fushatës kundër Shtetit Islamik (ISIS) iu dha përparësi.

Këtë dështim kolektiv për të zgjidhur një nga sfidat më të mëdha strategjike të kohës sonë tani po paguhet, edhe një herë, nga popullata e Sirisë.

Më shumë se 800 jo-luftëtarë kanë vdekur që nga prilli. Të paktën gjysmë milioni civilë, kanë ikur drejt kufirit turk.

Nëse jo nga dhembshuria, për arsye interesi, udhëheqësit perëndimorë duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje.

Nëse Erdogan humbet durimin, pasojat mund të jenë të rënda. Në përputhje me operacionet e mëparshme turke në al-Bab, Afrin dhe Azaz, ai mund të urdhërojë më shumë sulme ushtarake në Siri për të krijuar atë që Ankaraja i quan “parajsa e sigurt e refugjatëve”. Ai mund të sfidojë më tej kontrollin e kurdëve sirianë pro-perëndimorë në zonat në lindje të Eufratit. Dhe duke bllokuar rrugën kryesore të arratisjes për civilët e Idlib, ai mund të shkaktonte një eksod tjetër masiv të refugjatëve në drejtimin e Evropës, i ngjashëm me atë që ndodhi në 2015.

E gjithë kjo ka shumë rëndësi për stabilitetin e gjerë të Lindjes së Mesme. Pavarësisht nga pikëpamja e Turqisë për ata si terroristë, kurdët e Sirisë, janë të nevojshëm në luftën e papërfunduar kundër ISIS. Raportet në të gjithë rajonin flasin për një ringjallje të ISIS në Sirinë veriore dhe Irak.

Në të njëjtën kohë Izraeli, me bekimin e Trump dhe ndoshta edhe të Putinit, po përdor kaosin sirian për të zgjeruar një luftë të padeklaruar me Iranin. Ajo ka nisur sulme ajrore të shumta ndaj forcave iraniane dhe forcave të tyre brenda Sirisë.

Idlib, ISIS, Izrael-Iran: është një përzierje toksike. Dhe të gjithë janë nënprodukte të dështimit të perëndimit për të vepruar me vendosmëri për të ndaluar luftën siriane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”