MENU
klinika

Shpërthen helikopteri në ajër!

Shuhet familja e kompozitorit të njohur

28.08.2019 - 11:28

Familja e kompozitorit anglez Jonathan Goldstein u shua e gjitha në një aksident tragjik në alpet e Zvicrës.

Mediat e huaja raportojnë se helikopteri ‘’ Piper PA-28 Arrow’’ me të cilin ai bashkë me gruan dhe të birin po udhëtonin, shpërtheu në lartësi.

Trupat e tyre janë gjetur menjëherë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i ngjarjes tragjike.

Një dëshmitar ka treguar se para aksidentit pa në qiell dy objekte që po merrnin flakë dhe më pas dëgjoi dy shpërthime të fuqishme.

Goldstein është një kompozitor shumë i njohur i zhanerit  klasik dhe jazz.