MENU
klinika

Emri+Foto

U përplas nga makina, ndërron jetë 69-vjeçari në Lushnje

18.08.2019 - 09:01

Ka ndërruar jetë 69-vjeçari Mefit Dingo, i cili u aksidentua në qytetin e Lushjnes, mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se 69-vjeçari ka humbur jetën në spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra.

Dingo u përplas nga një mjet tip Mercedes Benz në hyrje të Bulevardit kryesor të qytetit, teksa ishte duke lëvizur me biçikletën e tij.