MENU
klinika

The Guardian

A mund t’i fitojë Johnson zgjedhjet e parakohshme?

14.09.2019 - 13:41

Në tetor 1924, votuesit britanikë shkuan në votime. Ishte një kohë e paqëndrueshme: gjatë dy viteve të kaluara, vendi kishte patur tre kryeministra. Këtë herë, megjithatë, rezultati ishte vendimtar: Stanley Baldwin përjetoi fitoren më të madhe konservatore në historinë britanike.

Historia pa dyshim do të favorizojë Boris Johnson ndërsa ai kërkon të fitojë zgjedhjet e  parakohshme. Por një shumicë konservatore në vitin 2019 nuk është aspak e garantuar; Johnson përballet me shumë pengesa sesa Baldwin.

Në javët e fundit, ka patur shumë sondazhe. Por duhen parë me kujdes. Ato shpesh janë të pasakta.

Një nga çështjet më të diskutuara politike të vitit ka qenë ringjallja e Demokratëve Liberalë. Që nga zgjedhjet e BE-së, partia ka shënuar rritje në sondazhet, duke u rritur nga një mesatare prej 9% në prill në 18% në shtator deri më tani. Shumë vëzhgues janë përqendruar në ndikimin e tyre në votimin e Laburistëve. Ky është një gabim: nga 19 vendet e synuara kryesore të Demokratëve Liberalë, vetëm dy mbahen nga Laburistët.

 

Në vend të kësaj, partia paraqet një kërcënim më të madh për Konservatorët. Trembëdhjetë vendet e tyre të synuara kryesore mbahen aktualisht nga deputetë konservatorë. Kjo krijon një pengesë të madhe për shanset e Konservatorëve për të fituar shumicën.

Siç kemi parë më parë, sondazhet mund të ndryshojnë shumë shpejt.

Këtë herë, natyrisht, shumëçka varet nga Brexit.

Zgjedhjet pothuajse me siguri do të mbahen pas 31 tetorit. Shumë gjëra mund të ndodhin tani e tutje: Johnson mund të kalojë me sukses një marrëveshje të re Brexit, ai mund të kërkojë nga BE një zgjatje, ose Corbyn madje mund të bëhet kryeministri i një qeverie të përkohshme.

Të gjitha këto rezultate mund të transformojnë potencialisht peizazhin zgjedhor.

Kohët e fundit në qershor, Konservatorët ishin mesatarisht 21% në sondazhe, me partinë Brexit përpara tyre me 22%; Premtimi i Boris Johnson për të dhënë Brexit ndryshoi këtë.

Tani Konservatorët janë me 33%, dhe partia Brexit është me 12%.

Nëse Johnson nuk e largon Mbretërinë e Bashkuar nga BE, ai jo vetëm që do ta ketë të vështirë të fitojë një shumicë; por ai do të luftojë për të marrë vende të mjaftueshme për të formuar çdo lloj qeverie.

Ell Smith është themeluesi i Stats for the Lefties, një blog dhe podcast që ekzaminon sondazhet dhe zgjedhjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN