Në Kinë, janë luajtur sot ndeshjet e ditës së dytë të Kampionatit Botëror të Basketbollit për meshkuj (marrin pjesë 32 skuadra, të ndara në 8 grupe me nga 4 ekipe secili).
Praktikisht, sot janë zhvilluar ndeshjet e para në Grupet E-H, ku nuk ka patur surpriza. Kombëtarja amerikane e koshit, kampione në fuqi, fitoi pa shumë probleme ndaj Çekisë në ndeshjen e saj të parë në Botëror.
Me lehtësi fitoi edhe Greqia ndaj Malit të Zi në derbin ballkanas, ndërsa Lituania e Turqia bënë detyrën ndaj rivalëve me fitore të thella.
Grupi E
Turqi – Japoni, 86-67
Republika Çeke – Amerikë, 67-88
Grupi F
Zelandë e Re – Brazil, 94-102
Greqi – Mali i Zi, 85-60
Grupi G
Republika Domenikane – Jordani, 80-76
Francë – Gjermani, 78-74
Grupi H
Kanada – Australi, 92-108
Senegal – Lituani, 47-101