MENU
klinika

Mblidhet Komisioni i ligjeve

Dekreti për pushtetin vendor, Fino: Presidenti e ka personale me mua!

06.09.2019 - 10:55

Komisioni Ligjeve po shqyrton sot dekretin për pushtetin vendor që u kthye nga Presidentit Ilir Meta.

I pranishëm në seancë, Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i presidentit Meta tha se po krijohet një kompetence e re e autoriteteve vendore.

Ndërkohë, socialisti Bashkim Fino, anëtar i këtij komisioni pohoi se relacioni i Presidencës është ndërtuar kundër relatorit.

“Ajo që më vjen keq është se po vërej me keqardhje personale se gjithë relacioni është ndërtuar kundër relatorit. Me çfarë duket presidenti e ka personale me mua. Presidenti e di si veprohet kur vjen një nisme. Nuk e humbet të drejtën e pronësisë bashkia. I humbet pronësia vetëm kur shitet. Njësite vendore janë tërësisht autonome. Duhet ta rrezojmë dekretin e presidentit për këto nene”, -tha ai.

Sakaq, Dervishaj i është përgjigjur Finos, duke shtuar se: “Vlerësimi i presidentit behet vetëm mbi ligj. Është cituar relatori, sepse propozimi i qeverise nuk përmbante ato shqetësime të qeverisë”.