MENU
klinika

Flet 'bisha' e Houston Rockets

“Do të jemi një dyshe e frikshme për këdo në NBA”

30.09.2019 - 15:40

Skuadra e Houston Rockets konsiderohet si një nga skuadrat favorite për titullin kampion në NBA sezonin tjetër.

Vlerësim që vjen pas transferimit të Russell Westbrook te ekipi i Rockets, duke formuar një dyshe të frikshme me James Harden.

Duke folur për mediat në ditën e parë të fazës përgatitore, Westbrook tha: “Unë dhe Harden do të jemi një dyshe e frikshme.

Kjo është e vetmja gjë që mund t’ju them. Do të jetë e frikshme për këdo, por jo për ne”.

Dy lojtarët e njohin mirë njëri-tjetrin që në fëmijëri, teksa kanë luajtur edhe me Oklahoma në vitin 2012.

“Kemi fituar shumë çmime në nivelin personal, por tani është koha që së bashku të realizojmë atë ëndërr që e kemi patur që fëmijë. Ndihem bnë formë dhe gati për të ndihmuar ekipin”, tha Westbrook.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas dy kohëve shtesë!

Spanja finaliste e Botërorit!