MENU
klinika

Emri

Dorëhiqet Gert Bogdani, Basha emëron sekretarin e ri

08.09.2019 - 16:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Duke vlerësuar angazhimin e zotit Bogdani për të forcuar lidhjet e Partisë Demokratike me partitë simotra, me PPE dhe me organizatat rinore të qendrës së djathtë europiane, Basha thekson se kontributi i zotit Bogdani do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në sfidat që Partia Demokratike ka përpara për Shqipërinë si Europa.

kolana e librave

Në detyrën e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, Kryetari Basha ka emëruar zotin Arben Kashahu, i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i suksesshëm i ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.

Kashahu është në profesion jurist dhe pas përvojës 5 vjeçare si drejtues i lartë në Ministrinë e Integrimit, ka punuar në disa organizata dhe shoqëri ndërkombëtare.

Katër “sekretet” e Singaporit kundër epidemisë

Shansi i humbur i Europës në mbrojtjen nga koronavirusi

"Çfarë do të thotë të jesh pjesë e Europës?"

Leksion për ‘Evropën e pasur’ nga ‘Shqipëria e vogël’

Flet eksperti kinez për koronavirusin

Ku gabuan dhe gabojnë Europa dhe SHBA?

Shkon në 212 numri i të prekurve

Koronavirusi/ Thellohet bilanci, 15 raste të reja