MENU
klinika

Detaje

Dy aksidente në pak minuta, në Shkodër këmbësori humb jetën

23.09.2019 - 09:47

Mëngjesin e sotëm dy aksidente janë shënuar në Patok dhe Shkodër.

Në aksidentin e Patokut kanë mbetur të plagosur 4 persona, ndërkohë si pasojë e aksidentit në Shkodër ka mbetur i vdekur një këmbësor.

Aksident me vdekje

Një aksident me vdekje është shënuar në fshatin Hajmel në Shkodër ku një makinë ka përplasur këmbësorin që ka humbur jetën në vend.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes teksa nuk ka të dhëna të tjera.