Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Posaçëm Hetimor, presidenti Meta u ka dhënë një ‘shuplakë’ Partisë Socialiste dhe opozitës.
Ai tha se palët politike ishin në antagonizëm me njëri-tjetrin, ndërsa me ironi shtoi:
“Të dyja palët kishin dhënë shembuj të ‘shkëlqyer’ për të ecur drejt konfrominit dhe kishin dhënë fakte për këtë.
Në të gjitha rrethanat e brendshme dhe ndërkombëtare, presidenti nuk mund të pranonte, dhe s’mund të lejonte dhe mos të shmangte një ngjarja që jo vetëm mund të prodhonte plagosje dhe dëmtime nga ana e policisë dhe qytetarëve, por edhe pasoja për jetën e qytetarëve por edhe shkatërrim të imazhit, që vendi jonë ishte dëmtuar më së shumti deri në atë moment.
Së bashku me ekipin tim të sigurisë kombëtare, bazuar edhe tek informacione, sekrete shtetërore dhe burimet e tjera shtetërore, kemi gjykuar se ishte momenti i duhur për të parandaluar një ngjarje që mund të sillte pasoja të mëdha.
Mos të harrojmë se historia pas 2 prillit dhe 21 janarit është plot ngjarje të tilla të hidhura. Ku në protesta kemi pasur viktima.
Isha i bindur se ishte detyra ime si kryetar i shtetit që të bëja gjithçka që në datën 8 qershor të evitohej në mënyrë të padiskutueshme një ngjarje e tillë. Dhe në këtë mënyrë të krijojë mundësinë për një dritare për reflektim mes dy palëve. Raporti i OSBE/ODHIR e thotë. Gjithçka ishte antagonizëm i të dy palëve që dëmtonte Shqipërinë.
Antagonizëm është armiqësi. Dhe në këto kushte, kjo do të ishte një goditje shumë e fortë jo vetëm për zgjedhjet e 30 qershorit, por kthim i madh prapa për vendin tonë.
Të dyja palët kishin dhënë shembuj të shkëlqyer për të ecur drejt konfrontimit dhe kishin dhënë fakte për këtë. Si president i vendit jam i detyruar që të shoh interesin e vendit. Interesi i vendit është integrimi i vendit”, tha Meta.
Mes të tjerash Meta shtoi se: “Shqipëria edhe pa këtë raport të OSBE/ODIHR kishte probleme shumë të mëdha me zgjedhjet. Ka qenë një kusht i vazhdueshëm nga partnerët tanë, ndaj dhe isha i bindur se vetëm duke ecur në këtë drejtim do i krijoja mundësinë të dyja palëve të reflektonin dhe të caktonim sa më parë një datë zgjedhjesh, që të garantonte zgjedhje të lira dhe transparente për procesin e integrimit. 13 tetori ishte data 13 tetori ishte data më e afërt në respekt të Kushtetutës, pra 17-18 tetorit, që nuk e ndryshoj dot”.