Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka udhëtuar drejt Brazilit ku ka realizuar një koncert në Rio.
Bebe është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e saj në Brazil dhe këtë mikpritje e ka treguar përmes fotove dhe videove të publikuara në profilin e saj në Instagram.
Por në videon e fundit ajo ka treguar se një nga fansat në Brazil e ka shprehur më shumë seç duhet dashurinë për të. Ai dëshironte shumë t’ a takonte këngëtaren dhe për këtë arsye ka kaluar shiritin e sigurisë dhe arriti t’ përqafojë Beben.
Ndonëse rojet e sigurisë nxituan menjëherë t’a nxjerrin, Bebe nuk i lejoi dhe madje e përqafoi dhe e lejoi fansin të ngjitej me të në skenë, ku kishte për të performuar.
Ajo u shpreh se i donte shumë fansat e saj dhe ndihej e mirënjohëse për mikpritjen e bërë në Brazil.