MENU
klinika

Nga The Hill

Irani po ‘mbijeton’, edhe me presionin e SHBA-së

26.09.2019 - 17:13

Tensionet në Gjirin Persik mbeten të larta, por sot Presidenti iranian Hassan Rouhani do t’i prezantojë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork “Iniciativën e Paqes së Hormuzit”. Për tu habitur edhe më shumë: Në një fjalim në Teheran të Dielën, Rouhani tha “Thelbi është dashuria dhe shpresa.”

Udhëheqësi iranian thjesht po përsërit: “Siguria e Gjirit Persik, ngushticës së Hormuzit dhe Detit të Omanit është indigjen. Forcat e huaja mund të shkaktojnë probleme dhe pasiguri për kombin dhe rajonin tonë. ”

Me fjalë të tjera, nuk ka asnjë rol për Marinën e Shteteve të Bashkuara, as marina të tjera të huaja.

Kjo vjen më pak se dy javë pas sulmeve në rafinerinë kryesore të përpunimit të Abqaiq të Arabisë Saudite dhe fushës së naftës Khurais. Sulmet janë thjesht të fundit në një seri të incidenteve që kanë destabilizuar Gjirin gjatë pesë muajve të fundit.

Politikës amerikane për ta detyruar Teheranin të bëjë lëshime në programin e tij bërthamor duke ulur eksportet e naftës i është dhënë emërtimi “presion maksimal”.

Nuk është e vështirë të konkludohet se përgjigjja e Teheranit ndaj politikës meriton të njëjtin titull. Vetëm kush po fiton nuk është e qartë. Ka disa fusha luftarake, diplomatike, ekonomike, ushtarake dhe politike.

Javën e kaluar, Jack Keane, këshilltar i ushtrisë amerikane dhe këshilltar ushtarak jozyrtar i Presidentit Trump, tanim në pension, i tha BBC-së se “ai kurrë nuk i kishte parë iranianët aq të paaftë”.

Në fjalën e tij për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të Martën, Trump tha: Pësa kohë që vazhdon sjellja kërcënuese e Iranit, sanksionet nuk do të hiqen. Ata do të shtohen.

Por ai nuk përmendi opsionet ushtarake ose më shumë sanksione.

Rouhani nuk është vendimmarrësi kryesor në Iran dhe nuk ka ndonjë ndikim të veçantë në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes. Ky rol i takon Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i cili urren Shtetet e Bashkuara dhe me siguri po shfrytëzon mundësinë për të marrë më të mirën prej saj.

Simon Henderson është drejtor i Programit Bernstein për Gjirin Persik dhe Politikën e Energjisë në Institutin Uashington për Politikat e Lindjes së Afërt.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen