MENU
klinika

Dridhet sërish vendi

Mëngjesi nis me tërmet, ku ishte epiqendra dhe sa ballë

24.09.2019 - 08:17

Një tjetër lekundje tërmeti është regjisruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vend.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit raporton në faqen e tij zyrtare për një tjetër lëkundje që ka regjistruar në orën 05:22 të mëngjesit të sotëm.

Siç mund ta shihni më sipër, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 dhe ka pasur epiqendër 10 km në veri të Durrësit.

Tërmeti pason lëkundjet e shumta që pasuan tërmetin e frikshëm të së shtunës pasdite, me magnitudë 5.8 e që u shoqerua me panik të madh, dëmte të shumta në banesa e objekteve të ndryshme dhe njerëz te lënduar, por për fat asnjë viktimë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Brenda pak orësh disa tërmete

‘Shkundet’ juglindja e vendit