MENU
klinika

Editorial i New York Times

Një fillim aspak i mirë për Boris Johnson

06.09.2019 - 15:45

Dukej se rrëshqitja politike e Britanisë në populizmin e Boris Johnson ishte e pashmangshme në luftën për Brexit. Por sulmet e tij ndaj “Parlamentit” janë kundërshtuar me një vendosmëri të lavdërueshme.

Disi si populistët e tjerë që përfituan nga pakënaqësia dhe hutimi për të fituar pushtetin, edhe Johnson bëri të njëjtën gjë.

Johnson manipuloi rregullat, konventat dhe procedurat e politikës britanike në përpjekje për të konsoliduar pushtetin mbi Parlamentin dhe Partinë e tij Konservatore. Ai pastroi kundërshtarët dhe filloi manovrimin për të mbajtur zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë, ndryshe nga presidenti amerikan apo populistët në Poloni dhe Hungari, ai ka pësuar disa humbjenë Parlament, gjë që bëri që një anëtar të thoshte “Jo një fillim i mbarë, Boris”.

Njëzet e një konservatorë, ata që Johnson përjashtoi më pas nga partia, u bashkuan në votim për të mos lejuar një Brexit pa marrëveshje, dhe Parlamenti refuzoi thirrjen e Johnson për zgjedhje të reja. Dhe në shuplakën e fundit për Johnson, vëllai i tij Jo Johnson u largua nga qeveria, duke përmendur “tensionin” midis “besnikërisë së familjes dhe interesit kombëtar”.

Por sidoqoftë, institucionet politike britanike nuk kanë besim tek Johnson ose tek fjalët e tij.

Pavarësisht se sa zhgënjyes dhe kaotik është bllokimi politik lidhur me Brexit, është një pasqyrim i një shoqërie thellësisht të polarizuar, dhe jo domosdoshmërisht i një sistemi jofunksional.

Paraardhësja e Johnson, Theresa May, u kritikua gjerësisht për dështimin e saj për të arritur një dalje të realizueshme nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, ajo negocioi me dashuri atë që mund të jetë marrëveshja e vetme e mundshme, të cilën Parlamenti e hodhi poshtë.

Në të kundërt, Johnson e ka ndërtuar karrierën e tij në ekzagjerim, shfaqje dhe gënjeshtra të drejtpërdrejta. Kjo mund të jetë një pjesë e patjetërsueshme e politikës moderne, por jo e tërë politika. Në luftën e Britanisë për Brexit, dhe për të ardhmen e vet, kjo është shumë e sigurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN