MENU
klinika

Project Syndicate

Për Kashmirin lufton edhe Kina…

04.09.2019 - 14:43

Vendimi i fundit i qeverisë indiane për heqjen e statusit të posaçëm gjysmë-autonom të Kashmirit ka ngjallur frikën e një konflikti tjetër me Pakistanin mbi territorin e diskutueshëm.

Por, për të kuptuar implikimet e ngjarjeve në Kashmir është e nevojshme të sqarohen mitet dhe keqkuptimet lidhur me të.

Miti i parë lidhet me vetë emrin. Raportet e lajmeve përqendrohen në “rajonin e Kashmirit”, por shpesh nuk përmendin se Kashmir është vetëm një pjesë e vogël e territorit të prekur, të quajtur Jammu dhe Kashmir (J&K), i cili përfshin gjithashtu zonat e përhapura të Ladakh dhe Gilgit-Baltistan.

Në të vërtetë, Kashmiri është shumicë muslimane, Jammu është shumicë hindu; dhe Ladakh i gjerë, me popullsi të paktë është tradicionalisht Budist. Gilgit-Baltistani është gjithashtu kryesisht musliman – mysliman shiit, më saktësisht.

Banorët e J&K të cilët flasin gjuhën Kashmiri (Koshur) janë përqendruar kryesisht në Luginën e Kashmirit të administruar nga India, me dendësi të madhe, kryesisht Suni-Myslimane, e cila është bërë një qendër e xhihadistëve të mbështetur nga Pakistani, të cilët luftojnë për krijimin e një Emirati Islamik.

Megjithatë, një keqkuptim i zakonshëm është se India dhe Pakistani janë aktorët e vetëm që luftojnë për kontroll në J&K. Në realitet, rajoni është i ndarë midis Indisë (i cili ka 45%), Pakistanit (i cili kontrollon 35%) dhe Kinës (e cila ka 20%).

Vetëm India pretendon të gjithë rajonin. Megjithatë, Pakistani dhe Kina, jo vetëm që janë të përkushtuar të mbajnë kontrollin mbi territoret që kanë tashmë; por duan edhe më shumë.

Ndërsa çështja J&K ka dëmtuar disi marrëdhëniet e të dy vendeve me Indinë, ka bllokuar edhe lidhjet e tyre afatgjata strategjike me njëri-tjetrin.

Kina dhe Pakistani kanë protestuar në mënyrë hipokrite për heqjen e statusit të veçantë të J&K nga ana e Indisë, edhe pse asnjë vend nuk ka dhënë ndonjë autonomi në pjesën e saj të rajonit. Dhe, në fakt, ishte mbështetja e pamëshirshme e Pakistanit për terrorizmin në rajon që e shtyu Indinë të bëjë ndryshimin.

Kritikët e huaj, megjithatë, e kanë dënuar këtë veprim, përfshirë përpjekjet e Indisë për siguri gjatë një tranzicioni potencialisht të trazuar.

Është një kohë e vështirë për njerëzit aty: telekomunikacioni dhe shërbimi i Internetit janë ndërprerë, është vendosur një shtetrrethim virtual në disa zona dhe mijëra trupa kanë zbritur në rajon. Por këto masa janë një përgjigje ndaj pranisë së një numri të madh të terroristëve të mbështetur nga Pakistani. Nëse Pakistani ndalon aktivitetet e tij destabilizuese, India nuk do të ketë nevojë të ushtrojë një kontroll të tillë të fuqishëm mbi J&K.

Derisa Kina, autokracia më e fuqishme në botë dhe Pakistani, një meksi i terrorizmit xhihadist, të ndryshojnë, India do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur veten e saj.

Brahma Chellaney, Profesoreshë e Studimeve Strategjike në Qendrën e Re për Kërkime të Politikave me seli në New Delhi dhe bashkëpunëtore në Akademinë Robert Bosch në Berlin, është autore e nëntë librave.