MENU
klinika

The Guardian

Politika nuk është krijim dramash…

08.09.2019 - 13:00

Një kryeministër i gatshëm të bëjë çfarë dëshiron. Një këshilltar makiavellian i hipnotizuar nga ambicia e tij. Gjakderdhje dhe pastrime. Një lider i opozitës i bllokuar nga pavendosmëria e tij.

Ka qenë një javë e dramës politike.

Gazetarët dhe politikanët janë mrekulluar nga përplasjet e personazheve, komplotet. Padyshim që do të ketë një dramë televizive.

Dhe ky është problemi. Sepse ne duhet ta vlerësojmë politikën si një garë idesh, ose thjesht si një proces me të cilin realizohen ndryshime, sesa si teatër, përplasje personalitetesh.

Kuptimi i demokracisë, kostot e veprimeve, pasojat e marrëveshjeve tregtare,  të gjitha nënshtrohen në krijimin e dramës.

Duke parë politikën si spektakël, zmadhohet hendeku midis Westminster dhe pjesës tjetër të vendit. Unë dyshoj se shumica e elektoratit thjesht duan që zërat e tyre të dëgjohen dhe jeta e tyre të bëhet më e mirë.

“Çfarëdo që të mendoni për Boris Johnson,” tha korrespondenti politik i ITV News Paul Brand kohët e fundit, “konferencat e tij për shtyp janë 100 herë më tërheqëse sesa të Theresa Mayt. Ai jo gjithmonë mund t’i përgjigjet plotësisht pyetjeve, por të paktën angazhohet.”

Johnson nuk “angazhohet” më shumë sesa May. Mosgatishmëria e tij për t’u paraqitur në media gjatë fushatës së udhëheqjes së Partisë Konservatore dhe refuzimi i qeverisë për të zgjedhur një zëdhënës për të debatuar mbi politikën në radio apo televizion, tregon një mungesë të thellë të angazhimit.

Kenan Malik është një kolumnist i The Guardian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN