MENU

New York Times

SHBA nuk duhet të mbështesë as Iranin e as Arabinë Saudite

17.09.2019 - 14:28

Në vitin 1987, një aeroplan luftarak Irakian sulmoi një frigatë të Marinës Amerikane, Stark, në patrullim në Gjirin Persik. Zyrtarët amerikanë përdorën menjëherë incidentin, i cili erdhi në kulmin e luftës Iran-Irak, për të nisur presionin ndaj Teheranit. Incidenti dha shtysën për atë që u bë një luftë e shkurtër dhe e harruar, detare midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Javën e kaluar, dikush sulmoi dy rafineritë e naftës në Arabinë Saudite. Autoritetet amerikane fajësuan Iranin dhe mundësia e një konfrontimi të dhunshëm midis dy vendeve po rritet përsëri.

Para se të merrte një vendim, Presidenti Trump do të bënte mirë të reflektonte lidhur me episodin e vitit 1987 dhe pasojat e tij.

Në atë kohë, Shtetet e Bashkuara ishin përfshirë në luftën shumë të përgjakshme dhe në dukje të paqëndrueshme Iran-Irak, të cilën Huseini e kishte nxitur në 1980 duke pushtuar Iranin. Dhe Ronald Reagan dhe këshilltarët e tij bindën veten e tyre se ishte në interes të Amerikës të vinin në ndihmë të Irakut.

 Irani ishte “armiku”, kështu që Iraku u bë “miku i Amerikës”.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara fituan shumë pak nga e gjitha kjo. Përfituesi kryesor ishte Huseini, i cili pushtoi dhe aneksoi Kuvajtin menjëherë pas luftës së tij me Iranin.

Që atëherë, një seri ngjarjesh kanë kënaqur fantazinë se zbatimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i fuqisë ushtarake mund të rikthejë disi stabilitetin në gji.

Në fakt, vetëm e kundërta ka ndodhur. Paqëndrueshmëria është bërë kronike. Në vitin 2019, Arabia Saudite mbështet njërën anë konfliktin e përgjakshëm  në Jemen dhe Irani tjetrën.

Nën udhëheqjen e Presidentit Barack Obama dhe tani Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur së tepërmi sauditët.

Interesat konkrete amerikane në këtë konflikt janë të papërfillshme. Edhe një herë, si në vitet 1980, demonizimi i Iranit ka kontribuar në një politikë e cila është këshilluar keq dhe është gjithashtu e pamoralshme.

Unë nuk po them që Uashingtoni po mbështet anën e gabuar në Jemen. Unë po sugjeroj, sidoqoftë, që asnjë palë nuk meriton mbështetje. Irani mund të konsiderohet si “armiku” i Amerikës. Por Arabia Saudite nuk është një “mik”.