MENU
klinika

‘Time Capsule’ ja kur do të mbahet...

Shtyhet koncerti i shumëpërfolur i Capital T

18.09.2019 - 17:52

Koncerti ‘Time Capsule’ i Capital T nuk do të mbahet më datën 19 shtator.

Pas shumë përgatitjeve dhe paralajmërimeve, koncerti në Tiranë i reperit Capital T nuk do të mbahet në datën e lajmëruar.

Në vend të 19 shtatorit, koncerti ‘Time Capsule’ është shtyrë për një ditë, pra më 20 shtator.

Kjo për shkak të kushteve meteorologjike që do të mbajnë nesër në Tiranë, e që pritet që e gjithë dita të shoqërohet me reshje shiu, sipas ekipit të artistit.

E meqë koncerti do të organizohet në hapsirë të hapur, ata kanë vendosur të mendojnë edhe për të pranishmit që do të jenë në koncert dhe për komoditetin e tyre.

Biletat, vendi ora dhe gjithçka tjetër mbetet e njëjtë si është paralajmëruar më herët.

Ky është sqarimi i plotë i ekipit të Capital T:

Gjithçka është gati në sheshin Nënë Tereza për tu mbajtur konçerti i shumëpritur i artistit Capital T, “Time Capsule”.

Prej ditësh stafi i artistit së bashku me organizatorët e koncertit janë zhvendosur në sheshin kryesor të Tiranës së bashku me personat përgjegjës për foninë, audion dhe skenografinë e koncertit.

Mirëpo, ndonëse prej një muaji më parë Capital T lajmëroi se koncerti do të mbahet në datën 19 shtator, në orën 19:19 në sheshin Nënë Tereza, organizatorët kanë marrë një lajm të minutës së fundit nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, i çili ka komunikuar se ditën e nesërme do të ketë rreshje shiu përgjatë gjithë ditës, çka e vështirëson komoditetin e të pranishmëve në koncert, sikurse bëhet problem edhe për të gjitha mjetet e teknologjisë së fundit që kanë ardhur në Tiranë speçifikisht për “Time Capsule”.

Ndonëse stafi i konçertit ia doli të ketë gjithçka gati në detaje dhe artisti Capital T ka përfunduar të gjitha përgatitjet për performancën e tij, sërish, prej shkakut të motit të keq, u vendos nga bordi menaxhues dhe krijues i koncertit “Time Capsule” që ky i fundit te shtyhet për ditën e premte, më 20 shtator, në të njëjtën orë dhe në të njejtin vend.

Sigurisht, të gjitha biletat e shitura janë padiskutim të rregullta ndonëse ato shkruajnë datën 19 shtator, duke qenë sërish të vlefshme për datën 20 shtator pasi asgjë nuk ka ndryshuar as në strukturë, menaxhim apo përmbajtje të konçertit veç datës, që ishte e pashmangshme prej motit të keq.

Capital T dhe stafi i tij ju falenderojnë për durimin dhe energjinë e mirë që keni shprehur deri në këto momente, duke kërkuar ndjesë për çdo parregullsi qe mund te shkaktojë ndryshimi i datës në axhendat e të pranishmëve por me premtimin se në fund, gjithçka do t‘ia vlejë për të përmbushur me sukses misionin nga nisi e gjitha: “Time Capsule”, një mega koncert, i pari i llojit të tij në Shqipëri me një standard krejtësisht ndërkombëtar është një eksperiencë që nuk duhet humbur për asgjë.

Capital T, ju pret në sheshin Nënë Tereza, në “Time Capsule” në datën 20 shtator, ora 19:19, ku moti i mirë dhe energjia elektrizuese do ta kthejnë të gjithën në një mbrëmje të paharrueshme! “

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publiku shqiptar meriton të tilla koncerte

Capital T në koncertin e Drake