MENU
klinika

“Tirana International Film Festival”

“The baby” i Ben Apollonit, filmi konkurrues

25.09.2019 - 16:10

     Jemi në javën e festivalit ndërkombëtar të filmit, në kryeqytet. Mes filmave të përzgjedhur në konkurrim, “The baby” është filmi shqiptar pjesëmarrës, me skenar dhe regji nga Ben Apolloni. Ndërkohë, 23-27 shtator, janë ditët kushtuar kinemasë.

Filmi “The Baby”, me skenar dhe me regji nga Ben Apolloni, është përzgjedhur dhe do të shfaqet në “Tirana International Film Festival”, i cili do të mbahet nga datat 23 e deri më 27 shtator.

 

 

 

 

 

Film është xhiruar në fund të vitit të kaluar në Shkup, ndërsa është financuar nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë së Veriut.
“The Baby” i vendos ngjarjet në kohën e luftës. Një çift i ri, bashkë me foshnjen mbesin të ngujuar në shtëpinë e tyre, pa ushqim dhe pa qumësht për beben. E gjithë ngjarja më pas, pastaj ka të bëjë me dramën e individëve, të cilët janë në mëdyshje nëse duhet të ikin, apo të qëndrojnë në atë vend të pasigurt. Katrahura nuk mbaron me kaq, ushtarët hyjnë në shtëpinë ku gjejnë vetëm beben, pasi prindërit janë fshehur.

 

 

 

 

 

Për publikun e gjerë, filmi do të shfaqet më 26 shtator, në Tiranë. Si producent dhe drejtor fotografie, për “The Baby”, është Halim Luta. Ndërsa interpretojnë: Fatlume Bunjaku, aktorja nga Kosova dhe aktorët të tjerë nga Maqedonia e Veriut, si: Ismail Kasumi, Sami Mustafa, Abdullah Osmani, Vullnet Kuqi, Rrahim Ramadani etj.