Pas vizitës që bëri në Shqipëri, Tolgahan Sayisman do të vizitojë Kosovën.
Aktori do të vijë këtë të mërkurë dhe ende nuk dihet arsyeja e vizitës.
Mësohet se ai do të vizitojë Prizrenin dhe të gjithë fansat e tij do të kenë mundësi ta takojnë.
Kujtojmë se ai vizitoi Shqipërinë në vitin 2018 dhe kërceu një vals emocionues në spektaklin “Dancing With The Stars” së bashku me partneren e tij Almeda Abazi.
Pas largimit ai u shpreh se vendi ynë i kishte pëlqyer shumë dhe këtë e tregoi publikisht edhe në rrjetet e tij sociale.
Disa muaj më parë Tolgahan u bë baba për herë të parë dhe në jetë erdhi djali i tij.
Ai vendosi që të birin ta bëjë pjesë edhe të filmit që ka nisur të transmetohet së fundmi në Turqi dhe mban titullin “Kampion”.