MENU
klinika

Parashikimi

Ulet rreziku për përmbytje, mësoni si pritet të jetë moti sot

25.09.2019 - 08:30

Pas stuhisë që pushtoi disa zona të vendit orët e fundit, ditën e sotme paraqitet një përmirësim i kushteve të motit.

Sipas IGJEUM sot priten reshje të dobëta. Ndërkohë rreziku nga përmbytjet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë do të ulet përgjatë pjesës së dytë të ditës së sotme.

Prashikimi:

Sot (e mërkurë, dt.25) priten reshje të dobëta, respektivisht për secilin qark.

Rreziku nga përmbytjet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë do të ulet përgjatë pjesës së dytë të ditës së sotme dhe nuk priten përmbytje të tjera në ditën e nesërme.

TEMPERATURAT

Sot (e mërkurë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 24 °C

në vendet e ulëta: 16 / 25 °C

në vendet malore: 9 / 22 °C.

ERA

Sot (e mërkurë, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë.